Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka deklaruar se as “balancuesi” dhe as ligji i ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat nuk arrijnë të parandalojnë keqpërdorimet në deklarimin e përkatësisë etnike.
Ai tha se ekzistojnë raste kur qytetarët mund të deklarohen ndryshe nga përkatësia e tyre reale, duke theksuar se kjo mbetet një problem i pazgjidhur në praktikë.
Snopçe iu referua edhe Komisionit të Venecias, duke theksuar se ky institucion ka dhënë rekomandime që, sipas tij, nuk janë zbatuar.
Ai shtoi se rekomandimet kërkojnë mekanizma më efektivë për zbatimin e ligjit, ruajtjen e balancës mes meritokracisë dhe përfaqësimit të drejtë, si dhe shmangien e keqpërdorimeve në deklarimin e etnisë.
