Policia ka shoqëruar regjisorin e njohur Petri Bozo në lidhje me aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel, në aksin Librazhd-Elbasan.
A2Cnn raporton se Bozo ka qenë në drejtimin e automjetit që përplasi për vdekje të miturin 7-vjeçar. I ndjeri ishte duke kaluar rrugën bashkë me të ëmën.
Për një moment ai i është shkëputur nga duart nënës dhe është goditur nga makina. Aksidenti i sotëm vjen 3 javë pas tragjedisë së ndodhur në zonën e ish-Kënetës, ku humbën jetën dy të mitur.
Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit“, njoftoi sot policia
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…