Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se institucionet kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e rrezikut nga zjarret gjatë sezonit veror.
Sipas tij, të tre avionët për shuarjen e zjarreve janë servisuar dhe janë vënë në gjendje të plotë gatishmërie, ndërsa janë përgatitur edhe mjetet ushtarake që mund të përdoren për intervenime në terrene të prekura nga zjarret.
Mickoski bëri të ditur se nga 1 korriku do të hyjë në fuqi ndalimi i lëvizjes në pyje pa leje përkatëse, si pjesë e masave parandaluese kundër zjarreve.
Ai theksoi se komunat kanë marrë udhëzime përmes Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale për të kontrolluar deponitë, subjektet kolektive dhe lokacionet e tjera që mund të paraqesin rrezik, ndërsa ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat do të ndërmerren masa ndëshkuese.
“Si Qeveri i kemi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, por duhet të kemi parasysh se sezoni veror sjell rrezik të shtuar për zjarre”, deklaroi Mickoski.
Ai shtoi se institucionet janë në koordinim të vazhdueshëm me komunat për monitorimin e zonave më të rrezikuara, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë çdo rast që mund të rrezikojë pyjet dhe mjedisin.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…