Një incident është raportuar mbrëmjen e 17 shtatorit në një objekt hotelerik përgjatë rrugës rajonale Mavrovë–Dibër, në zonën e njohur si Udhëkryqi i Manastirit.
Sipas policisë, rreth orës 23:10 është raportuar se punonjësja A.K. (27) nga Dibra ka rënë nga një mur me lartësi rreth dy metra, pranë hyrjes ndihmëse të objektit.
Pas incidentit, 27-vjeçarja është transportuar në Kompleksin Klinik “Nëna Terezë” në Shkup, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ekipi i Drejtorisë së Policisë së Gostivarit ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
