Orhan Ibrahimi, përfaqësues i Lëvizjes Arbëria, ka reaguar ashpër ndaj rolit të Bashkimi Demokratik për Integrim në protestat e fundit, duke e akuzuar partinë për manipulim politik dhe përdorim të nacionalizmit për interesa partiake.
Në një status të publikuar në rrjetet sociale, ai u shpreh se BDI po tenton t’i kthejë protestat në skenë politike, ndërsa akuzoi partinë për korrupsion, klientelizëm dhe zhgënjim të shqiptarëve gjatë viteve në pushtet.
“Një parti që nuk ka guxim të pastrojë vetveten, nuk mund të pretendojë se do ta reformojë shoqërinë”, shkroi Ibrahimi.
Ai theksoi se përgjegjësia politike duhet të nisë me largimin e Ali Ahmeti nga politika dhe me një autokritikë për mënyrën e qeverisjes ndër vite.
Sipas Ibrahimit, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të përballen me padrejtësi dhe mungesë të barazisë, ndërsa opozitën e cilësoi si “ndërgjegje kombëtare”.
Në fund të reagimit, ai i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë liderit të BDI-së: “Jo Ali, nuk të shpëton as kjo protestë, nuk ke të ardhme!”.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…