Categories: ShowBiz

Evi Reçi rrëfen propozimin romantik në Firence

Mes emocionesh dhe kujtimesh të veçanta, Evi Reçi ka ndarë një nga momentet më romantike të jetës së saj, propozimin gjatë një udhëtimi në Firence nga partneri, Kledi.

Këngëtarja dhe moderatorja tregoi në emisionin “Ftesë në 5”, se surpriza ndodhi gjatë festimit të ditëlindjes së saj, në sheshin Michelangelo, një vend që ka pasur gjithmonë një domethënie të veçantë për të.

Mes pamjes panoramike të qytetit italian dhe emocioneve të rikthimit në vendin ku dikur imagjinonte të ardhmen e saj, Kledi u ul në gjunjë dhe i bëri edhe një herë propozim dashurie.

Evi rrëfeu se momenti mori një kuptim krejt tjetër këtë herë, pasi Firencen nuk e vizitoi më si vajza që ëndërronte për jetën, por si një grua e realizuar, bashkëshorte dhe nënë.

E emocionuar, ajo e cilësoi këtë rikthim si një nga kujtimet më të bukura dhe më domethënëse të jetës së saj, duke e kthyer udhëtimin e ditëlindjes në një moment të paharrueshëm familjar dhe sentimental.

Ndërkohë, e pyetur nga moderatorja Bieta Sulo nëse çifti mendon për një fëmijë të dytë, Evi Reçi u përgjigj me humor: “Të rrisim njëherë djalin…”./pamfleti.net/

Admin1

Recent Posts

Ali Ahmeti: Nuk do të jem kryetar, do të bëhem veteran

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të…

13 minutes ago

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

13 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

13 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

24 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

1 day ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

1 day ago