Categories: ShowBiz

Ola zbulon detaje nga njohja me familjen e Adionit: “Tha vi nesër dhe e zyrtarizojmë”

Historia e dashurisë mes Ola Elezaj dhe Adionit, që në fillim u duk si një lidhje e vështirë për t’u pranuar nga familja, është kurorëzuar tashmë në një fejesë pas përfundimit të rrugëtimit në “Ferma VIP”.

E ftuar në “Ferma Club”, Ola tregoi se gjithçka u zyrtarizua menjëherë pas daljes nga reality show.

“Adin e kishin pranuar dhe familja ime kishte një simpati shumë të madhe për të, që as unë nuk e prisja. Folëm në telefon dhe menduam nëse do vazhdonte apo jo. Ai tha: ‘Nesër vijmë dhe e zyrtarizojmë’,” rrëfeu ajo.

Sipas Olës, lidhja mes tyre ishte kuptuar që brenda fermës, ndërsa tani çifti po jeton bashkë në Kosovë.

“Unë dhe Adi e kishim kuptuar nga brenda. Tani erdha nga Gjakova. Është shumë bukur. Po jetojmë atje,” tha ajo.

Megjithatë, ish-fermerja pranoi se eksperienca në “Ferma VIP” ka qenë e vështirë emocionalisht dhe se shpesh është penduar për hyrjen në format.

“Jam penduar shumë dhe nëse do e ktheja kohën pas, nuk do kisha hyrë në Ferma VIP, sepse isha shumë rehat. Por ndodhi për një arsye, që të njihja Adionin,” u shpreh Ola./RevistaKosovarja/

Admin1

Recent Posts

Arrestohen dy persona në Saraj, policia u gjen armë gjuetie në automjet

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona nga Shkupi, pasi gjatë një kontrolli…

23 minutes ago

Fund kredive të shpejta me para në dorë, rregulla më të ashpra për shoqëritë financiare

Kompanitë që ofrojnë kredi të shpejta në Maqedoninë e Veriut së shpejti do të përballen…

60 minutes ago

Ali Ahmeti: Nuk do të jem kryetar, do të bëhem veteran

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të…

2 hours ago

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

15 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

15 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

1 day ago