Njihuni me dy vajzat e Mimoza Ahmetit (FOTO)

Poetja e njohur Mimoza Ahmeti është një nga personazhet më të komentuar të edicionit “Ferma VIP 3”, ku me karakterin e saj të veçantë dhe batutat spontane ka rrëmbyer vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale.

Përtej ekranit, ajo ka një jetë personale më të rezervuar, ku në të kaluarën ka qenë e martuar me studiuesin dhe publicistin e njohur shqiptar Aurel Plasari, me të cilin ka dy vajza.

Së fundmi, emocionet e saj u prekën edhe brenda spektaklit, kur vajzat e surprizuan me një dron mbështetës, duke sjellë një moment shumë të ndjerë që preku publikun.

Vajzat e saj kanë ndjekur rrugë të ndryshme në jetë: njëra e angazhuar në art si shkrimtare dhe piktore, ndërsa tjetra ka ndërtuar karrierë në fushën e mjekësisë dhe fizioterapisë në Kanada.