Nesër, më 9 Maj 2026, Parku i Qytetit të Shkupit do të jetë nikoqir i ngjarjes qendrore të Ditës së Europës për këtë vit, e cila do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët. Nga ora 11:00 deri në 18:00, zona përreth skenës verore “Shkolka” do të organizohet në disa zona tematike, duke ofruar argëtim për vizitorët nga të gjitha moshat, transmeton Portalb.mk.
“Në Ditën e Europës në Shkup do të ketë diçka për të gjithë: nga lojërat dhe argëtimi i ofruar nga Shtetet Anëtare të BE-së, përmes këndeve të ushqimit (Slow Food and Food Corner) dhe stendave me artikuj të ricikluar (Combo Creative Studio) deri te mundësitë për të mësuar rreth bimëve dhe gjelbërimit urban (Cvetko), ose bizneseve lokale ekologjike (Yes for Less)”, thonë nga Delegacioni i BE-së.
Gjithashtu do të ketë program muzikor që përfshin performanca live të kompanisë Eureka Dance, Dina Jashari, Zwada, Conquering Lyon, Daphunk & Double G dhe Emily Nas & Martina Peneva.
Festa me rastin e Ditës së Europës do të zgjasë deri në mbrëmje, kur ndërtesa e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut do të ndriçohet me ngjyrë të kaltër.
Programi i Ditës së Europës 2026, nën moton “Europa Jonë. Më të fortë së bashku”, u organizua nga Delegacioni i Bashkimit Europian, rrjeti i Europe House dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së.Ministria e Çështjeve Europiane dhe autoritetet lokale janë partnerë në organizimin e ngjarjeve nëpër tërë vendin gjatë gjithë muajit maj.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…