Categories: LajmeMaqedoni

Mickoski shpreson se Radev do të pranojë bisedime për ngërçin

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se shpreson se kreu i ri i qeverisë së Bullgarisë, Rumen Radev, do të jetë i gatshëm për të diskutuar për çështjet të cilat aktualisht të dy vendet kanë mospajtime, e të cilat ndërlidhen me ngërçin katër vjeçar për bisedimet e anëtarësimit në BE e po aq edhe me identitetin dhe gjuhën maqedonase, shkruan Zhurnal.mk.

Mickoski tha se tashmë ai i ka uruar fitoren në zgjedhje, ndërkohë që përmes mediave vendore sot i bërë ftesë Radevit që të vizitojë Shkupin.

“Kur fitoi, e përgëzova atë mëngjes. E thirra të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore të suksesshme dhe shpresoj se me këtë qeveri do të jemi në gjendje të përmirësojmë marrëdhëniet ndërfqinjësore, do të jemi në gjendje të diskutojmë temat që duhet të diskutojmë,” u tha gazetarëveMickoski.

Radev në Dhjetor kishte deklaruar njëjtë sikur edhe krejt qeveritë e tjera bullgare që nga viti 2022, se Shkupi duhet që të ndryshojë kushtetutën e vendit për të futur në të bashkësinë bullgare, si kusht për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, ashtu siç ishin pajtuar BE dhe qeveria e mëparshme e Maqedonisë së Veriut.

Kryeministrit Hristijan Mickoski refuson që të japin votat e partisë së tij në kuvend për të plotësuar kushtin e korrikut të vitit 2022 për të ndryshuar kushtetutën.
Mickoski refuzon që të bëjë ndryshime kushtetuse përderisa Bullgaria dhe BE nuk plotësojnë dy kundër-kushtet e tij.

Ai kërkon që Bullgaria të plotësojë kërkesat e tij për të drejtat e bashkësisë maqedonase në Bullgari, dhe së dyti që Bullgaria dhe vet BE të japin garancione zyrtare se Sofia nuk do të ketë kërkesa e kushtëzime shtesë për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin dhe gjuhën maqedonase, të cilën Bullgaria refuzon që ta njohë si të tillë por e trajton si derivat të gjuhës bullgare. / Zhurnal.mk

Admin1

Recent Posts

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

11 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

11 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

22 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

22 hours ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

22 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Kisella Vodë, banorët evakuohen mes panikut

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…

22 hours ago