Categories: ShowBiz

Monika habit me deklaratën për raportin mes Mateos dhe Brikenës

E ftuar në një intervistë televizive në emisionin “Andale”, Monika Kryemadhi ka folur për eksperiencën e saj si analiste në edicionin e pestë të “Big Brother VIP”, duke bërë deklarata të drejtpërdrejta për çiftet e krijuara brenda shtëpisë.

Gjatë bisedës, ajo u përball me një pyetje pikante: cili çift mendon se nuk do të zgjasë pas përfundimit të spektaklit. Pa hezitim, Kryemadhi përmendi dy ish-banorë, duke vënë në dyshim vazhdimësinë e lidhjes mes Mateo dhe Brikena. “Mateo dhe Brikena do ndahen”.

Sipas saj, raporti mes tyre ka qenë më shumë pjesë e lojës sesa një ndjenjë e vërtetë, duke shprehur dyshimin se lidhja është ndërtuar nën presionin e kamerave dhe dinamikës së reality show-t.

“Kam qenë skeptike për këtë çift që në fillim. Nuk e kam besuar që Mateo kishte ndjenja të sinqerta për Brikenën. Më është dukur sikur ai e përdori më shumë si pjesë të lojës,” është shprehur ajo gjatë intervistës.

Ajo shtoi gjithashtu se Brikena mund të ketë investuar më shumë emocionalisht në këtë raport, ndërsa Mateo, sipas saj, nuk ka pasur të njëjtin intensitet ndjenjash.

Deklarata e Kryemadhit ka ngjallur reagime në rrjet, duke rikthyer në vëmendje diskutimet për marrëdhëniet e krijuara brenda reality show-ve dhe sa reale janë ato jashtë kamerave./RevistaKosovarja/

Admin1

Recent Posts

Arrestohen dy persona në Saraj, policia u gjen armë gjuetie në automjet

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona nga Shkupi, pasi gjatë një kontrolli…

16 minutes ago

Fund kredive të shpejta me para në dorë, rregulla më të ashpra për shoqëritë financiare

Kompanitë që ofrojnë kredi të shpejta në Maqedoninë e Veriut së shpejti do të përballen…

53 minutes ago

Ali Ahmeti: Nuk do të jem kryetar, do të bëhem veteran

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të…

2 hours ago

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

14 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

15 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

1 day ago