Miljarda euro në lojëra fati: 1.6 miliardë u luajtën për 6 muaj

Pagesat në kazino, klube të automatëve dhe bastore në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të jenë në nivele të larta, edhe pse tashmë kanë nisur të zbatohen afatet për zhvendosjen e tyre më larg institucioneve arsimore.

Sipas të dhënave të Administratës së të Ardhurave Publike, gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe shtetasit e huaj kanë shpenzuar gjithsej pothuajse 1.6 miliardë euro në lojërat e fatit.

Pjesa më e madhe e kësaj shume lidhet me aparatet e lojërave elektronike, ndërsa kazinotë dhe bastoret vazhdojnë të kenë një pjesë të konsiderueshme të tregut.

Shifrat tregojnë për një aktivitet financiar në përmasa të mëdha, pavarësisht masave të reja që synojnë largimin e objekteve të lojërave të fatit nga shkollat dhe institucionet e tjera arsimore.

Nga ana tjetër, operatorët e lojërave të fatit e kundërshtojnë zhvendosjen. Sipas tyre, kjo masë nuk do ta eliminojë lojën e fatit, por mund të çojë një pjesë të aktivitetit drejt kanaleve të paligjshme dhe më pak të kontrolluara nga shteti.