Categories: LajmeMaqedoni

Mickoski: Jemi të hapur për bisedime me Bullgarinë, presim garanci nga BE për identitetin

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski sot përsëri ka ftuar për bisedime me Bullgarinë për të zgjidhur ngërçin katër vjeçar për bisedimet e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Ai thirrjen e bëri sot në Vjenë me ç’rast tha se qytetarët maqedonas janë të frustruar me procesin e bilaterilizuar të bisedimeve për hyrje në BE, si pasojë e kërkesave nga ana e Bullgarisë.

“Qëndrimi i ynë është shumë i qartë, se ne si qeveri jemi të gatshëm që të ulemi në tryezë me aleatët tanë, fqinjët në këtë rast, dhe të diskutojmë tejkalimin e këtij problemi. Por ajo që është më e rëndësishme janë garancitë nga Këshilli Evropian për identitetin tonë dhe se nuk do të ketë çështje të tjera dypalëshe që dikush mund të hapë”, tha ai në një konferencë për shtyp me homologun Austriak Christian Stocker.

Mickoski ritheksoi kushtet e tij për ndryshimin e Kushtetuës për të futur bashkësinë bullgare në të, e të cilat kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të bashkësisë maqedonase në bullgari, si dhe garancitë nga BE se nuk do të ketë kërkesa për identitetin maqedonas./koha.mk/

Admin1

Recent Posts

Fund kredive të shpejta me para në dorë, rregulla më të ashpra për shoqëritë financiare

Kompanitë që ofrojnë kredi të shpejta në Maqedoninë e Veriut së shpejti do të përballen…

17 minutes ago

Ali Ahmeti: Nuk do të jem kryetar, do të bëhem veteran

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të…

1 hour ago

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

14 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

14 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

1 day ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

1 day ago