Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mori pjesë sonte në pritjen e organizuar nga Ambasada e Turqisë në Shkup me rastin e 104-vjetorit të Ditës së Fitores së Turqisë.
Mexhiti uroi popullin turk për këtë ditë të rëndësishme kombëtare, duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.
“Marrëdhëniet mes vendeve tona janë ndërtuar mbi miqësi dhe respekt të ndërsjellë, dhe uroj që ky bashkëpunim të vazhdojë të thellohet edhe më tej”, deklaroi Mexhiti.
Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dypalësh dhe vlerësoi lidhjet e forta të ndërtuara ndër vite, si dhe partneritetin në fusha me interes të përbashkët.
Pritja u organizua nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup në kuadër të shënimit të Ditës së Fitores, një prej festave më të rëndësishme kombëtare të Turqisë.
