Categories: ShowBiz

Këngëtarja Mina Kostiq (Minire Jashari) vendoset në spitalin psikiatrik “Laza Lazareviq”

Këngëtarja serbe Mina Kostić është shtruar në institucionin psikiatrik “Laza Lazarević”, pasi është dërguar atje në shoqërim të policisë dhe është mbajtur për ekzaminime të mëtejshme.

Ndërsa opinioni publik vazhdon të diskutojë për këtë rast, vëmendje ka tërhequr edhe ndryshimi i fundit në pamjen e artistes.

Së fundmi, Mina vendosi të ndryshojë rrënjësisht stilin e saj, duke prerë flokët shumë shkurt dhe duke hequr dorë nga flokët e gjatë që e kanë karakterizuar prej vitesh.

Pamjen e re ajo e prezantoi për ndjekësit e saj në Instagram përmes një videoje të publikuar nga një studio grimi. Ndryshimi i saj shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ku komentet ishin të ndara – disa e përgëzuan për guximin, ndërsa të tjerë u shprehën të habitur nga transformimi.

Rrethanat që çuan në dërgimin e këngëtares në spital ende nuk janë sqaruar plotësisht, ndërsa mediat në Serbi vazhdojnë të raportojnë për zhvillimet e fundit lidhur me këtë rast përcjell Zhurnal.mk .

Admin1

Recent Posts

Arrestohen dy persona në Saraj, policia u gjen armë gjuetie në automjet

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona nga Shkupi, pasi gjatë një kontrolli…

23 minutes ago

Fund kredive të shpejta me para në dorë, rregulla më të ashpra për shoqëritë financiare

Kompanitë që ofrojnë kredi të shpejta në Maqedoninë e Veriut së shpejti do të përballen…

1 hour ago

Ali Ahmeti: Nuk do të jem kryetar, do të bëhem veteran

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të…

2 hours ago

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

15 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

15 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

1 day ago