Jonida Vokshi paralajmëron projekte të reja: “Kam disa dhe të ndryshme”

Aktorja dhe moderatorja shqiptare, Jonida Vokshi, ka zbuluar se ka disa plane dhe angazhime të reja për të ardhmen.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, ajo u pyet se çfarë projektesh planifikon të realizojë.

“Kam disa dhe të ndryshme”, u përgjigj Vokshi, pa dhënë detaje të tjera rreth projekteve që po përgatit.

Për momentin, mbetet e paqartë se në cilat fusha do të angazhohet dhe kur do t’i bëjë publike planet e saj.