Jonida Maliqi dhe Alesio Aliaj shfaqen bashkë në publik – romanca nuk fshihet më

Pas javësh spekulimesh në mediat rozë, këngëtarja Jonida Maliqi dhe Alesio Aliaj janë fotografuar për herë të parë së bashku në aeroport, duke i dhënë më shumë peshë zërave për një lidhje mes tyre.

Dyshimet për raportin e tyre kishin nisur më herët gjatë “Ferma VIP”, kur Alesio u shfaq i emocionuar gjatë transmetimit të një kënge të Jonidës dhe la të kuptohej për një lidhje më të afërt se ajo profesionale.

Edhe pse asnjëri nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar, dalja e tyre publike së bashku ka forcuar bindjen se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi apo bashkëpunim profesional.