Kryetari i Komunës sëÇair, Izet Mexhiti, ka njoftuar për ecurinë e punimeve në rrugën “Avram Pisevski” në Gazi Babë, ku aktualisht po realizohet lidhja e zonës me rrjetin e ujësjellësit.
Sipas tij, punimet kanë filluar dhe po zhvillohen sipas planit, ndërsa projekti do të sjellë përmirësime konkrete për banorët e kësaj zone.
“Po e lidhim këtë zonë me rrjetin e ujësjellësit. Me këtë investim, mbi 40 amvisëri përfitojnë drejtpërdrejt. Ujë i sigurt. Kushte më të mira jetese. Ky është ndryshim që ndihet në çdo shtëpi. Pas kësaj faze, vjen hapi i radhës. Asfaltim i plotë i rrugës. Infrastrukturë moderne. Lëvizje më e lehtë. Kështu punojmë ne. Me projekte që japin rezultat. Me investime që prekin jetën e qytetarëve.”
