Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur se dje paradite, rreth orës 11:40, në SPB Shkup është raportuar nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore se në një hotel në zonën e Bit Pazarit është gjetur i vdekur një shtetas me iniciale Z.J. (74) nga Tetova, i cili kishte qenë mysafir në hotel.
Sipas MPB-së, mjeku në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen, ndërsa nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune në trupin e të ndjerit.
Autoritetet kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i viktimës është dërguar për obduksion, për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.
Hetimet për rastin po vazhdojnë.
