Në emrin e tij dhe të koalicionit VLEN, Bilall Kasami ka uruar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Kasami ka vlerësuar procesin zgjedhor, duke e cilësuar si demokratik, të qetë dhe të rregullt, duke theksuar se kjo i shkon për shtat Republikës së Kosovës.
Ai ka shprehur shpresën që institucionet e reja të konsolidohen sa më shpejt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, në mënyrë që të vazhdojë bashkëpunimi mes palëve dhe forcimi i marrëdhënieve me Qeverinë e Kosovës.
