I moshuari humb ndjenjat gjatë protestës, protestuesit i japin ndihmën e parë

Një protestues i moshuar ka humbur ndjenjat për disa momente gjatë protestës, pasi nuk është ndjerë mirë.

Protestuesit e tjerë i kanë ardhur menjëherë në ndihmë, duke i dhënë ujë.

Sipas informacioneve paraprake, ambulanca është njoftuar, por deri në momentin e raportimit ende nuk kishte mbërritur në vendngjarje.