I kërkuar me fletarrest ndërkombëtar, 19-vjeçari ekstradohet në Maqedoninë e Veriut

Një 19-vjeçar nga Shkupi, i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar, është ekstraduar sot nga Serbia në Maqedoninë e Veriut për t’u përballur me drejtësinë.

Bëhet fjalë për Sait Saitov, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale që lidhen me rrezikimin e sigurisë në komunikacion dhe mosdhënien e ndihmës ndaj një personi të lënduar në një aksident trafiku.

Sipas autoriteteve, veprat për të cilat ai dyshohet lidhen me një incident juridiko-penal të ndodhur në Shkup më 9 janar 2026.

Pas ekstradimit, ndaj 19-vjeçarit është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa ai është dërguar në Burgun e Shkupit, ku do të vijojnë procedurat e mëtejshme ligjore.

Institucionet kompetente pritet të vazhdojnë hetimet dhe procedurat gjyqësore lidhur me rastin.