Futbollistja e njohur zvicerane Alisha Lehmann ka ndarë një lajm të veçantë me ndjekësit e saj, duke konfirmuar fejesën me partnerin e saj, Montel McKenzie.
Çifti, i cili nisi lidhjen në fillim të këtij viti, ka vendosur ta çojë romancën në një tjetër nivel. Lajmi u bë publik përmes disa fotografive të shpërndara në rrjetet sociale, ku Alisha shkroi vetëm një fjalë: “Përgjithmonë”.
Momenti romantik i propozimit u kap gjithashtu në kamera, teksa Montel u ul në një gju dhe i kërkoi futbollistes të martohej me të.
Pas përgjigjes pozitive, çifti festoi me përqafime dhe puthje, duke ndarë emocionet e tyre me fansat.
Alisha Lehmann, e cila është një nga futbollistet më të njohura në botë, dhe Montel McKenzie, ish-pjesëmarrës në spektaklin “Love Island”, kanë marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit e tyre.


