Fondi për Sigurim Shëndetësor po kërkon një model për të ndaluar abuzimet me pushimet mjekësore të rreme. Kontrollet janë dyfishuar, ndërsa drejtori Sasho Klekovski foli edhe për mundësinë që pushimi i lehonisë të zgjatet në 12 muaj, përcjell zhurnal.mk.
Pas Ministria e Punëve të Brendshme, edhe Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar nga Fondi që të kontrollojë pushimet mjekësore të punonjësve të saj. Inspektorët vitin e kaluar kanë kryer dyfish më shumë kontrolle krahasuar me vitin 2024. Për të eliminuar anomalitë e konstatuara, është formuar një grup pune për ndryshimin e rregullores për pushimet mjekësore.
Diagnoza si kërcënim për abort, shtatzëni patologjike apo kujdes për një anëtar të familjes janë ndër më të shpeshtat, prandaj Fondi po analizon nëse nënave duhet t’u jepet më shumë kohë për kujdesin ndaj foshnjës.
Sa i përket vonesave në pagesën e pushimit të lehonisë, drejtori Klekovski theksoi se ato nuk janë pasojë e mungesës së mjeteve financiare, por e procedurave administrative.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…