Categories: LajmeRajon-Botë

Deklarata e Trump: Nuk iki nga Shtëpia e Bardhë do rri dhe 8 ose 9 vite

Presidenti amerikan, Donald Trump bëri ironi me mundësinë e tërheqjes nga detyra duke thënë se kjo ka gjasa të ndodhë pas tetë ose nëntë vjetësh.

Komentet e tij erdhën pas një uljeje të taksave të miratuar nga administrata amerikan, që u lejon bizneseve të përfitojnë zbritje të ndjeshme për shpenzimet në impiante të reja, pajisje dhe investime kapitale gjatë vitit të parë.

“Në këtë mënyrë, kur të largohem nga posti, le të themi pas tetë ose nëntë vjetësh, do të mund të përfitoj edhe vetë nga kjo masë”, u shpreh Trump duke iu referuar uljes së taksave. Pohimi i tij shkaktoi të qeshura në sallë.

Trump do të mbushë 80 vjeç më 14 qershor. Zgjedhja e tij për një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë erdhi pas fundit të papritur të fushatës së kundërshtarit të tij, Joe Biden, që u lidh me çështjet e moshës dhe gjendjes fizike të demokratit për të ushtruar detyrën.

Biden synonte të merrte një mandat të dytë, të cilin do ta kishte nisur që ishte 82 vjeç.

“Unë vetë kam bërë tre teste gjatë detyrës, dhe i kam kaluar të gjitha me sukses, një gjatë administratës së parë, dy tani. Si mendoni se do të ishte përballur Biden me to? Unë them se ndoshta, s`do t`i ishte përgjigjur dot as pyetjes së parë”, shprehet Trump./Euronews.al

Admin1

Recent Posts

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

11 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

11 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

22 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

22 hours ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

22 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Kisella Vodë, banorët evakuohen mes panikut

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…

23 hours ago