Categories: LajmeMaqedoni

EVN paralajmëron ndërprerje të energjisë në disa pjesë të Shkupit nesër

EVN Maqedoni ka bërë të ditur se të mërkurën, më 10 qershor 2026, disa pjesë të Shkupit dhe rrethinës do të mbeten përkohësisht pa energji elektrike për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes.

Sipas njoftimit, nga ora 08:30 deri në 15:30, pa furnizim me energji do të mbetet një pjesë e rrugëve Naum Naumovski-Borçe dhe Leninova (Aminta III) në Komunën Qendër. Ndër zonat e prekura përfshihen edhe objektet dhe ndërtesat përreth kompleksit “Kala”, “Atelje”, “Admiral” dhe lokacione të tjera afër tyre.

Ndërkohë, në fshatin Dollno Sonje, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 13:00, ku pa energji do të mbeten një pjesë e banorëve në rrugën 9, rrugën B, si dhe në rrugët 8 dhe 12.

Po ashtu, nga ora 09:00 deri në 15:00, furnizimi me energji elektrike do të ndërpritet edhe për një pjesë të zonës së Ribilimusit, në drejtim të fshatrave Mirkovc dhe Orizare.

Nga EVN apelojnë që qytetarët dhe subjektet afariste në zonat e prekura të marrin masat e nevojshme dhe të planifikojnë aktivitetet e tyre sipas orareve të paralajmëruara të ndërprerjeve.

Admin1

Recent Posts

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

9 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

10 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

21 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

21 hours ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

21 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Kisella Vodë, banorët evakuohen mes panikut

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…

21 hours ago