Eliot Engel, miku i shqiptarëve në Kongresin amerikan, ka ndërruar jetë

Kongresisti amerikan Eliot Engel është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Ai për shumë vite ka shërbyer si përfaqësues i New York-ut në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, nga viti 1989 deri në vitin 2021.

Gjatë karrierës së tij politike, Engel njihej si një mbështetës i fortë i çështjes shqiptare, veçanërisht i Kosovës. Ai kishte bërë thirrje që SHBA-të, në kohën e presidentit Bill Clinton, të ndërhynin për të ndalur spastrimin etnik të shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.

Pas përfundimit të luftës, ai vazhdoi të mbështesë fuqishëm procesin politik të Kosovës dhe ishte ndër zërat që përkrahnin pavarësinë e saj, e cila u shpall në vitin 2008.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *