Categories: Shëndeti

Dushi në errësirë, si ndikon drita dhe temperatura te gjumi dhe çfarë thotë shkenca

Një trend i ri që po fiton popullaritet në rrjetet sociale, i njohur si “dark showering” (dush në errësirë), lidhet ngushtë me mënyrën se si drita, temperatura dhe ritmet biologjike ndikojnë në cilësinë e gjumit.

Roli i dritës dhe melatoninës

Në thelb të kësaj praktike qëndron funksionimi i ritmit cirkadian, i cili rregullon ciklin gjumë–zgjim (melatonina). Ekspozimi ndaj dritës, sidomos në mbrëmje, ndikon drejtpërdrejt në prodhimin e melatoninës.

Studimet tregojnë se drita e fortë para gjumit mund të ulë nivelin e melatoninës deri në 70%, ndërsa edhe 30 minuta në një ambient të ndriçuar fort mund të rrisin ndjesinë e zgjimit dhe të vonojnë përgjumjen. Madje, ndriçimi i fortë në banjë para gjumit mund të shkurtojë kohëzgjatjen e çlirimit të melatoninës me rreth 90 minuta.

Në të kundërt, reduktimi i dritës i sinjalizon trurit se është koha për pushim. Ndriçimi i zbehtë dhe me tone të ngrohta ndihmon sistemin nervor të qetësohet, duke ulur nivelin e kortizolit dhe duke favorizuar një gjumë më cilësor.

Pse ndihmon “dushi në errësirë”

Praktika e “dark showering” synon pikërisht këtë: minimizimin e stimujve vizualë dhe krijimin e një ambienti relaksues. Ndriçimi i ulët, qirinjtë ose dritat me nuanca portokalli apo të kuqe ndihmojnë në përgatitjen e trupit për gjumë, ndryshe nga drita blu e ekraneve që ka efekt stimulues.

Gjithashtu, temperatura e ujit luan rol, një dush i ngrohtë ndihmon në relaksimin e muskujve dhe në uljen graduale të temperaturës së trupit pas daljes nga dushi, proces që lidhet me nxitjen e përgjumjes.

Kujdesi për sigurinë

Megjithatë, ekspertët theksojnë se dushi nuk duhet bërë në errësirë totale për arsye sigurie. Rekomandohet përdorimi i një ndriçimi të lehtë dhe të ngrohtë, që ofron si relaksim ashtu edhe dukshmëri të mjaftueshme.

Në përfundim, edhe pse “dark showering” është një trend modern, ai mbështetet në parime të njohura shkencore, reduktimi i dritës dhe krijimi i një ambienti të qetë mund të ndihmojnë realisht në përmirësimin e cilësisë së gjumit.

Admin1

Recent Posts

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

10 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

10 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

21 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

21 hours ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

21 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Kisella Vodë, banorët evakuohen mes panikut

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…

21 hours ago