Bajram Rexhepi: Tetova nuk do të kthehet pas, do të mbrojmë identitetin e qytetit

Bajram Rexhepi ka reaguar pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut për abrogimin e vendimit mbi emërtimin e rrugëve në Tetovë, duke e cilësuar atë si një vendim skandaloz.

Ai bëri të ditur se së bashku me strukturat partiake të Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Tetovë, kanë diskutuar për hapat e ardhshëm, duke theksuar se mbrojtja e dinjitetit, historisë dhe identitetit të Tetovës mbetet prioritet.

Sipas Rexhepit, vendimi nuk është i rastësishëm, por një provë për të testuar reagimin e shqiptarëve dhe një paralajmërim për sfida të tjera të mundshme ndaj të drejtave të fituara ndër vite.

“BDI – Dega Tetovë nuk do të heshtë dhe nuk do të tërhiqet. Tetova nuk do të kthehet pas. Ata që tentojnë të prekin dinjitetin dhe historinë e saj do të përballen me reagimin e qytetarëve dhe me të vërtetën”, ka deklaruar Rexhepi.