Neda Balluku ka reaguar së fundmi për zhvillimet në Ferma VIP, duke ndarë një analizë të gjatë dhe mjaft të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale.
Në postimin e saj në Instagram, ajo komentoi debatet dhe dinamikat mes vajzave në reality show, ndërsa e cilësoi Mimoza Ahmeti si fituesen morale të këtij edicioni.
“Moza Ahmeti është fituese e padiskutueshme e këtij formati”, shkroi Balluku, duke ngritur edhe pyetje mbi ndikimin që formati ka te personazhet dhe sjellja e tyre përballë publikut.
Sipas saj, si personazhet që lidhen me skandale, ashtu edhe ato që mbajnë profil intelektual, përfundojnë duke përdorur të njëjtat mekanizma për të fituar vëmendjen dhe mbështetjen e audiencës.
Në reagimin e saj, Neda bëri një krahasim të fortë mes “vajzave të skandaleve” dhe intelektualeve, duke theksuar se të parat shpesh gjykohen, ndërsa të dytat keqkuptohen.
Pjesa që mori më shumë vëmendje ishte komenti i saj për marrëdhënien me publikun, ku u shpreh se personat që dikur e kanë refuzuar masën, sot i drejtohen asaj për vota dhe mbështetje.
“Ate të cilin, pas një jete që i tha ‘nuk të përkas’, sot i lutet ‘më voto’”, shkroi ajo ndër të tjera.

