Thomas Waitz, raportues për Maqedonia e Veriut në Parlamenti Evropian, ka deklaruar se gjatë vitit të fundit nuk ka pasur progres në rrugën evropiane të vendit.
“Gjatë vitit të fundit nuk kemi parë asnjë përparim, asnjë reformë. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për nisjen e negociatave, por edhe për agjendën reformuese dhe Planin e Rritjes. Nëse vendi nuk i zbaton reformat e nevojshme, 47 milionë euro nuk do të shkojnë tek ai, por tek vendet fqinje”, ka thënë Waitz.
Ai theksoi se reformat kyçe lidhen me sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe një sistem të pavarur gjyqësor.
“Po ashtu edhe për zhvillimin e vendit. Pa Bashkimin Evropian, nëse nuk keni standard të duhur të sundimit të ligjit, nuk do të tërhiqni investitorë të huaj që të investojnë në vendin tuaj. Pra, kjo është çështje kyçe. Po, korrupsioni është kancer në shoqëritë tona, por edhe në Bashkimin Evropian. Edhe në vendin tim ne, ende luftojmë kundër korrupsionit. Pyetja është nëse kemi institucione, nëse kemi legjislacion, nëse kemi autoritete të afta, të gatshme dhe me hapësirë politike për të vepruar në luftën kundër korrupsionit. Ende duhet të shohim përmirësime në këtë drejtim nga Maqedonia e Veriut dhe qeveria e saj. Kjo është qartë e theksuar edhe në raport”, ka nënvizuar ai.
Waitz shtoi se pret që afrimi i Shqipëria me anëtarësimin në Bashkimi Evropian të ndikojë pozitivisht edhe në vend.
“E shoh këtë te njerëzit – prejse nisi ndarja e procesit, mbështetja për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut po rritet. Dhe shpresoj që qeveria i dëgjon qytetarët e vet. Kjo është ajo që do populli. Jo aq për ndonjë argument politik apo ideologjik, por kryesisht për sundimin e ligjit, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik, për çështjet e jetës së përditshme. A do të kenë fëmijët e mi punë? A ka çerdhe? A ka infrastrukturë? A ka spital? Këto janë pyetjet që u interesojnë njerëzve dhe ata e kuptojnë se brenda Bashkimit Evropian ka më shumë gjasa të marrin më shumë prej këtyre”, ka theksuar ai.
“Nëse Maqedonia e Veriut angazhohet seriozisht për reforma dhe duke pasur parasysh se vendi është kandidat për më shumë se 20 vjet, tashmë ka ndërmarrë disa hapa që vende të tjera si Bosnja dhe Hercegovina apo Serbia ende nuk i kanë bërë, atëherë ende ka mundësi t’i bashkohet klubit të Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt anëtarësimit gjatë këtij mandati të Parlamentit Evropian.
Fatkeqësisht, deri tani nuk shoh se po ndërmerren reformat e nevojshme. Për momentin, nuk shoh vullnet politik nga Qeveria për t’u angazhuar seriozisht, veçanërisht kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit. Por unë jam këtu për të mbështetur, për të ndihmuar rajonin të ecë përpara, ndaj nuk do të heq dorë”, ka përfunduar Waitz.
Ka ndërruar jetë ish-futsallisti i njohur Nexhmedini, i cili në mesin e miqve, sportdashësve dhe…
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka vlerësuar investimin prej 200 milionë eurosh për ndërtimin e rrugës Shkup–Bllacë–Prishtinë,…
Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka shpallur konkursin për ndarjen e Çmimit Vjetor për…
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona nga Shkupi, pasi gjatë një kontrolli…
Kompanitë që ofrojnë kredi të shpejta në Maqedoninë e Veriut së shpejti do të përballen…
Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të…