Arrestohet 40-vjeçarja nga Kërçova, dyshohet se dhunoi vajzën e mitur

Një grua 40-vjeçare nga Kërçova është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj të mitur, ndërsa ndodhej nën ndikimin e alkoolit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20 në rrugën “Ivan Trpeski” në Kërçovë. Policia ka ndërhyrë pas një denoncimi se në banesën familjare ishte sulmuar fizikisht një e mitur.

E dyshuara, me inicialet J.S. (40), është privuar nga liria, ndërsa autoritetet bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës ndaj saj.

Rasti është në procedurë hetimore.