Categories: Shëndeti

Alarm shëndetësor për përdorimin e tepruar të ilaçeve qetësuese

Ilaçet që shërbejnë për qetësimin e simptomave të ankthit apo gjendjeve të rënduara emocionale, po keqpërdoren nga qytetarët. Mjekja psikiatre Irena

Ilaçet që shërbejnë për qetësimin e simptomave të ankthit apo gjendjeve të rënduara emocionale, po keqpërdoren nga qytetarët. Mjekja psikiatre Irena Thoma, gjatë një interviste për emisionin “Helth o’clock” u shpreh se ato shpesh përdoren pa rekomandim mjeku, por duke u ndikuar nga këshillat e miqve apo familjarëve.

“Duke qenë se këto janë ilace që japin një qetësim shumë të shpejt janë të këndshme mendoj se kjo është gracka e këtij medikamenti që krijon përshtypjen që është i vetmi që mund të të çlirojë dhe mund të të qetësojë nga halli apo ndjesia e ankthit apo simptomat e gjendjeve të renduara emocionale bën që të përdoren dhe me rekomandimin e një familjari”, tha Dr.shk. Irena Thoma Psikiatre, Spitali Psikiatrik, QSUNT.

Por, ajo që nuk dinë është se këto medikamente mund të bëhen të rrezikshme.

“Benzodiazepinat sic është Xanax, loram, clonotril ” Varësi do të thotë që një ilaç një moment në caktuar mos jap më efektin e dëshiruar dhe personi detyrohet të shtojë dozën, duke shtuar dozën efekti vjen duke u reduktuar dhe shtohet doza deri sa përdoren doza toksike helmuese, dhe në këtë rast zgjidhja e vetme është trajtimi tek toksikologu për tu shkëputur nga bari”, shtoi Thoma.

Për të trajtuar problemet e shëndetit mendor mjekja rekomandon marrjen gjithmonë të kontaktit me mjekun psikiatër, dhe asnjëherë marrjen e medikamenteve pa recetë. Edhe pse vitet e fundit, stigma për këto probleme është zbutur, bluzat e bardha referojnë se pacientët shpesh nuk e pranojnë problemin dhe kërkojnë ndihmë vonë./24-ore/

Admin1

Recent Posts

Mesazh nga Neymar për ish-banoren e BBVA

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…

9 hours ago

Edi Rama: “Ata nga Tetova dhe Kosova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…

10 hours ago

Egi zbulon një episod me Rogertin nga BBVA: “Zgjodha të mos e çoja më tej”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…

21 hours ago

Arrestohet kryebashkiaku i Silivrit, operacion i gjerë kundër korrupsionit në Turqi

Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…

21 hours ago

Gold AG shfaqet pranë bashkëshortes në një moment të rrallë publik

Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…

21 hours ago

Zjarr në një ndërtesë në Kisella Vodë, banorët evakuohen mes panikut

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…

21 hours ago