Aksident në Çellopek, 17-vjeçari me “Audi” përfshihet në përplasje me motor “Kawasaki”

Më 26.04.2026 rreth orës 19:30, në rrugën lokale Miletinë–Bllacë, policia e Tetovës ka privuar nga liria një 17-vjeçar nga fshati Çellopek.

Sipas njoftimit, ai po drejtonte një automjet “Audi” me targa të Tetovës pa leje drejtimi, kur është përfshirë në një aksident komunikacioni me një motoçikletë “Kawasaki”, të drejtuar nga L.S. (40) nga fshati Jançishtë.

Automjeti është sekuestruar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj të miturit do të paraqitet parashtresë përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *