Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se më 31 mars 2026, rreth orës 09:10, është raportuar një aksident komunikacioni në fshatin Studeniçan të Shkupit. Në ngjarje janë përfshirë dy automjete: një Audi me targa të Shkupit, i drejtuar nga Q.A. (42) nga Studeniçani, dhe një Toyota, gjithashtu me targa të Shkupit, e drejtuar nga R.I. (34), banore e të njëjtit fshat.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit Audi dhe një bashkudhëtar gjashtëvjeçar nga Toyota kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Po ashtu, drejtuesja R.I. dhe një tjetër fëmijë gjashtëvjeçar nga automjeti Toyota kanë marrë lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Ekspertizën në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup, i cili po vazhdon hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
MPB apelon për kujdes maksimal në rrugët lokale dhe respektim të shpejtësisë së lejuar për parandalimin e ngjarjeve të tilla.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Armela Hyseni, ka bërë një zbulim interesant gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë festimit të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ka komentuar protestën…
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Egi, ka ndarë një detaj të panjohur nga…
Autoritetet turke kanë zhvilluar një operacion policor në shkallë të gjerë në kuadër të një…
Reperi i njohur Gold AG vazhdon të mbetet një nga artistët që e ruan me…
Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke…