A do të shtrenjtohet rryma në Maqedoninë e Veriut? Ja çfarë pritet!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se çmimi i energjisë elektrike do të mbetet i pandryshuar deri në fund të vitit, ndërsa Qeveria do të angazhohet që të mos ketë rritje as nga 1 janari.

Sipas tij, ruajtja e stabilitetit energjetik dhe shmangia e shtrenjtimit të rrymës mbeten prioritete të Qeverisë.

Mickoski theksoi se vendimi përfundimtar për tarifat e energjisë elektrike varet edhe nga kompanitë energjetike dhe Komisioni Rregullator, ndaj nuk mund të paragjykohet se çfarë do të ndodhë nga janari.

Ai bëri të ditur gjithashtu se nuk janë planifikuar ndryshime në blloqet tarifore të energjisë elektrike.

Pra, çmimi pritet të mbetet i njëjtë deri në dhjetor, ndërsa për vitin e ardhshëm ende nuk ka një vendim përfundimtar.