Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit në Samitin e IV të Diasporës, vuri në pah rolin e shqiptarëve jashtë vendit dhe në rajon në ndërtimin e së ardhmes së kombit.
Ai theksoi se e ardhmja e Shqipërisë nuk ndërtohet vetëm në Tiranaë, por në çdo vend ku shqiptarët jetojnë dhe punojnë, si në Roma,Athina,Londra, Zyrih, New York dhe Berlin.
Një vëmendje të veçantë Rama i kushtoi shqiptarëve në rajon, duke nisur nga Kosova, të cilën e cilësoi si shtetin tjetër të pavarur të shqiptarëve. Ai u ndal edhe te Maqedonia e Veriut, duke theksuar se shqiptarët atje përbëjnë një element kyç dhe janë “një popull shtetformues i Republikës”.
Sipas tij, ky realitet nuk duhet harruar dhe përbën një bazë të rëndësishme për bashkëjetesën dhe zhvillimin e vendit. Rama përmendi gjithashtu edhe shqiptarët në Mal të Zi dhe në treva të tjera, duke nënvizuar se shqiptarët kudo që jetojnë mbeten pjesë e të njëjtit identitet dhe kontribuojnë në forcimin e lidhjeve kombëtare.
