Më 12.04.2026, rreth orës 13:10, në Stacionin Policor Tetovë, P.T. (23) dhe T.K. (21), të dy nga fshati Tudencë, kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht në orët e para të mëngjesit në Tetovë.
Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, para një objekti gastronomik në rrugën “Blagoja Toska”, ku pas një përplasjeje verbale situata ka eskaluar në dhunë fizike ndaj dy të rinjve.
Policia njofton se janë duke u ndërmarrë masa për identifikimin e personave të përfshirë dhe për zbardhjen e plotë të rastit.
