Gjermania vendos të ulë taksën e naftës dhe benzinës për dy muajt e ardhshëm

Gjermania po shqyrton një ulje të përkohshme të taksave për karburantet, pas diskutimeve mes partnerëve të koalicionit qeverisës.

Kancelari Friedrich Merz bëri të ditur se qeveria planifikon të reduktojë taksat për benzinën dhe naftën me rreth 17 cent për litër, masë që pritet të zgjasë për dy muaj.

“Kjo do ta përmirësojë shumë shpejt situatën për shoferët dhe bizneset në vend”, deklaroi Merz.

Rritja e çmimeve të karburanteve në Gjermani është ndikuar ndjeshëm nga zhvillimet në Lindjen e Mesme, ku tensionet në Iran kanë penguar kalimin e cisternave të naftës përmes Ngushtica e Hormuzit, një rrugë kyçe për furnizimin global me energji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *