Këngëtarja e njohur shqiptare, Teuta Selimi, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar, duke publikuar një fotografi krah dy djemve të saj, Matisit dhe Noarit.
Krahas fotografisë, Teuta ka shprehur dashurinë e madhe për ta, duke treguar se amësia është roli më i bukur në jetën e saj.
“Profesioni ma i bukur: Nana e djemve. Boll e du muzikën, po kurrgja s’krahasohet me djemt e mi”, ka shkruar këngëtarja.
Teuta, e cila përgjatë viteve ka qenë e rezervuar për jetën private, ka ndarë edhe më parë dedikime emocionuese për djemtë e saj. Në korrik, ajo u kishte kushtuar fjalët: “Deri n’frymën e fundit”.
Për këngëtaren, dashuria për familjen mbetet e veçantë, përtej suksesit dhe karrierës muzikore.

