Fillon votimi në Bërvenicë, mbi 16 mijë qytetarë me të drejtë vote!

Në Komunën e Bërvenicës sot mbahet rrethi i parë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarin e ri të komunës, pas vdekjes së kryetarit të mëparshëm, Jovica Ilievski, në muajin qershor.

Të drejtë vote kanë mbi 16 mijë qytetarë, të cilët do të votojnë në 24 vendvotime.

Në garë janë gjithsej gjashtë kandidatë, katër të propozuar nga partitë politike dhe dy kandidatë të pavarur.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se më 17 tetor kanë votuar personat e burgosur, si dhe personat e sëmurë dhe të pafuqishëm.