Gjithsej 207 persona janë raportuar të dëmtuar gjatë protestave të zhvilluara më 13, 14, 15 dhe 16 tetor 2026 në Shqipëri, sipas të dhënave të administruara nga strukturat shëndetësore.
Mes personave të dëmtuar ka punonjës të Policisë, protestues dhe kalimtarë të rastit.
Ndarja sipas kategorive:
132 punonjës të Policisë
58 protestues
17 kalimtarë
Të dhënat janë raportuar nga Spitali Universitar i Traumës, QSUT-ja dhe spitalet rajonale të Durrësit, Vlorës dhe Lezhës.
