Një 45-vjeçar me inicialet M.D. është privuar nga liria në Tetovë, pasi bashkëshortja e tij kishte raportuar se ishte lënduar fizikisht gjatë dhunës në familje dhe se i ishte rrezikuar siguria.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Tetovës, policia ka gjetur tri korniza të zbrazëta për pushkë automatike dhe dy fishekë të kalibrit të panjohur. Sendet janë sekuestruar.
Për rastin është njoftuar Prokuroria Themelore Publike e Tetovës, ndërsa ndaj 45-vjeçarit pritet të parashtrohet kallëzim përkatës pas dokumentimit të plotë të rastit.
