PDSH nis rishqyrtimin e Marrëveshjes Politike, formohet grupi punues

Në selinë e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) është mbajtur mbledhja e zgjeruar e Kryesisë Qendrore, ku morën pjesë edhe kryetarët e degëve të partisë.

Në fokus të diskutimeve ishte situata aktuale politike në vend dhe rajon, si dhe mundësia e përditësimit të Marrëveshjes Politike të PDSH-së.

Pas diskutimeve dhe shkëmbimit të mendimeve, të pranishmit votuan unanimisht për formimin e një grupi punues, i cili do të shqyrtojë marrëveshjen dhe do të vlerësojë nëse ajo duhet të përditësohet, të plotësohet apo të ruhet në formën aktuale.

Grupi do të përgatisë propozime dhe rekomandime që do t’i paraqiten për shqyrtim të mëtejshëm.

Vendimi shënon fillimin e një procesi të brendshëm vlerësimi në PDSH, në kuadër të të cilit do të shqyrtohen të gjitha alternativat për të ardhmen e Marrëveshjes Politike.