Me foshnjën në krahë mes tensioneve, qytetari thërret: “Po vrisni fëmijët e këtij vendi!”

Një moment emocional është regjistruar gjatë protestës së sotme në Tiranë, ku një qytetar, mes tensioneve dhe përplasjeve në rrugë, është shfaqur duke mbajtur foshnjën e tij në krahë.

Në mes të tymit dhe kaosit, ai i është drejtuar turmës me një thirrje të fortë, duke shprehur shqetësimin për situatën në vend.

“Boll vazhdoi kjo luftë! Po vrisni fëmijët e këtij vendi!”, ka bërtitur qytetari, ndërsa mbante pranë vetes fëmijën e vogël.

Pamjet kanë përcjellë një mesazh për shqetësimin e qytetarëve lidhur me sigurinë e fëmijëve dhe pasojat që mund të sjellin përplasjet.

Protesta është shoqëruar me momente tensioni dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.