Reperja shqiptare Tayna ka reaguar publikisht për protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke shprehur mbështetjen e saj për studentët dhe duke përcjellë mesazhe për drejtuesit e shtetit dhe Policinë.
“Të jesh kryeministër, president apo të mbash çfarëdo pozite udhëheqëse, nuk do të thotë të jesh mbi popullin. Do të thotë të jesh në shërbim të tij”, ka shkruar artistja.
Ajo i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit që të mbrojë qytetarët dhe të shmangë dhunën, duke theksuar se asnjëra palë nuk duhet t’i drejtohet dhunës.
Tayna ka shprehur mirënjohje për studentët që e kanë mbështetur gjatë karrierës së saj, duke i inkurajuar të qëndrojnë të bashkuar rreth kërkesave të tyre konkrete dhe të mos lejojnë që zëri i tyre të përdoret për interesa të tjera.
“Shqipëria nuk është e një partie, e një qeverie apo e një individi. Shqipëria është e njerëzve të saj”, ka përfunduar ajo.
“Gjithmonë me popullin! Gjithmonë me studentët!”
