Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen në tapetin e kuq të Festivalit të 70-të të Filmit në Londër, me një paraqitje elegante dhe të veçantë në stilin gotik.
Artistja mori pjesë në premierën e filmit “Klara and the Sun”, të drejtuar nga bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi. Çifti pozoi së bashku para fotografëve, duke shkëmbyer momente të afërta.
Rita zgjodhi një fustan të zi, të ngushtë pas trupit dhe të zbukuruar me dantellë, ndërsa fundi me formë rrethore i jepte veshjes një siluetë të veçantë. Pamjen e kompletoi me një aksesor të pazakontë në kokë, grim me shkëlqim të argjendtë dhe këpucë të zeza me taka të larta.
Në premierë ishte e pranishme edhe aktorja Florence Pugh, e cila u shfaq me një fustan blu gjysmëtransparent dhe qëndisje me motive lulesh.
Filmi “Klara and the Sun” rrëfen historinë e një roboti humanoid me energji diellore, i krijuar për t’u bërë shoqëri njerëzve që përjetojnë vetmi. Sipas njoftimit, filmi pritet të dalë në kinema në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA më 23 tetor.

