Benita po vazhdon të tërheqë vëmendjen në rrjetet sociale pas përgjigjes së saj virale gjatë një interviste për Prive.
E pyetur nga gazetari: “A je ndreq për atë djalin sonte?”, ajo u përgjigj me humor: “Për cilin djalëëë?”, duke nxitur kureshtjen e ndjekësve dhe spekulimet në rrjet.
Por Benita nuk u ndal me kaq! Ajo publikoi një fotografi të re në InstaStory, ku shfaqet me një fustan të zi, të shoqëruar me mbishkrimin: “Tu e kqyr atë djalinëëë 😜”.
Postimi i saj ka shtuar edhe më shumë kureshtjen, ndërsa disa ndjekës dyshojnë se bëhet fjalë për Klodin. Megjithatë, Benita nuk e ka konfirmuar se për kë e kishte fjalën.
A po luan Benita me kureshtjen e fansave, apo pas këtyre deklaratave fshihet diçka më shumë?
