Reperi i njohur Besnik Canolli, i njohur si 2po2, ka vendosur të zbulojë se çfarë mendon inteligjenca artificiale për rrugëtimin e tij muzikor.
Përgjigjja e ChatGPT-së duket se i ka pëlqyer reperit, i cili e ka ndarë atë me ndjekësit në Instagram, duke shkruar me humor: “CHATI TU MA BO QEFIN T’DILLEN”.
Në vlerësimin e publikuar, theksohet se 2po2 është pjesë e skenës muzikore që nga vitet ’90 dhe se këngët e tij vazhdojnë të dëgjohen edhe pas më shumë se tri dekadash.
Si shembull përmendet kënga “Nëse unë vdes”, e cila, sipas raportimit, ka mbi 12 milionë shikime në YouTube.
Në fund, mesazhi vë në pah dallimin mes të qenit i famshëm dhe të mbetesh i rëndësishëm për publikun për më shumë se 30 vjet.
Kësaj radhe, 2po2 mori një vlerësim për karrierën e tij nga inteligjenca artificiale, dhe reagimi i tij duket se tregon se përgjigjja ia zbukuroi ditën.

