Ndërtimi i autostradës Bukojçan–Kërçovë nis zyrtarisht sot, me shënimin e fillimit të punimeve për këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturor, pjesë e Korridorit 8.
Autostrada synon të lidhë qafën e malit Strazhë me Kërçovën dhe do të ndërtohet në dy faza. Faza e parë përfshin segmentin nga fshati Cërvec deri në Kërçovë, ndërsa faza e dytë shtrihet nga Dollno Strogomishte deri në Cërvec.
Financimi do të sigurohet përmes një kredie nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), si dhe granteve nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor.
Mbikëqyrjen e punimeve do ta realizojë një konsorcium i udhëhequr nga Instituti i Ndërtimtarisë së Maqedonisë. Kontrata për mbikëqyrje u nënshkrua më 30 shtator me Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore.
